Transmetuar më 27-11-2021, 10:13

Një debat me tone të ashpra ka ndodhur mes Arjolës dhe Antonelës pas spektaklit të mbrëmshëm në Big Brother VIP. Ato të dyja kanë debatuar shumë pranë njëra tjetrës, aq sa duket sikur nga momenti në moment do kishte përleshje fizike.

Gjithçka ka nisur për shkak se vajzat akuzuan njëra tjetrën për tonin e zërit, ndërkohë që më pas sherri ka kaluar edhe në fjalë fyese dhe ofendime personale.

Pjesë nga debati mes vajzave:

Arjola: Hajde, hajde foli Sabianit, hajde, hajde.

Antonela: Pse po më afrohesh kështu?

Arjola: Se mos mendon se jam duke trembur.

Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi.

Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua me Sabianin me të bërtiturat e tua.

Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty.

Arjola: Qeke budallicë krejt, qeke budalle.

Antonela: Më marrsh të ligat.

Arjola: Qenka me të meta mendore.

Antonela: Qenke budallicë thotë, ska lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet. As nëna ime nuk mundet me më ofendu mua

Kjo situatë duket se ka sjellë pakënaqësi dhe te banorët e tjerë të pranishëm.

@e.kallanxhiu

Sherr ne Big Brother

♬ original sound – e.kallanxhiu