Transmetuar më 26-11-2021, 23:45

Ditën e djeshme Fifi la shtëpinë e “Big Brother Vip”, duke iu komunikuar banorëve se kishte nevojë të merrej me veten. Ndonëse me përplasje të shumta brenda shtëpisë, të gjithë e përjetuan shumë largimin e saj.

Megjithatë, sot ajo u kthye në “Big Brother”, në studio për të folur për herë të parë pas kësaj daljeje. Këngëtarja tregoi se po merret me shëndetin e saj mendor, madje që në shtëpi kishte kërkuar ndihmë nga psikologët.

Ajo tha se ishte prekur nga kushdo që kishte thënë që kishte “probleme psiqike”, dhe tha se ishte lënduar shumë ajo, familja dhe miqtë e saj.

“Disa dëshironin të mos çoheshin nga aty ku rashë”, tha Fifi, duke treguar se të tilla gjëra i kishte dëgjuar jashtë. Po ashtu, ajo i kërkoi falje publikut, të cilit tha se ju detyrohej

Pasi pa klipin me reagimet e banorëve pas daljes nga shtëpia, ajo u “përball” me tatë cilëve iu kërkoi që për herë ta dëgjonin ata atë.

“Nuk jam e sëmurë, nuk kam nevojë për psikiatër, nuk kam nevojë për ilaçe, kam nevojë për njerëz pozitivë”, tha Fifi, që në shtëpi ka patur energji negative nga banorët.

“Faleminderit”, tha ajo me ironi, e më pas kërkoi që të flisnin ata që i kishte konsideruar miq Brenda shtëpisë, mes tyre Iliri, Arjola, Donaldi.