Transmetuar më 26-11-2021, 22:40

Sarah është përlotur gjatë spektaklit të sotëm edhe prezantuesja Arbana Osmani ka vendosur të flasë me të në dhomën e rrëfimit.

“Unë kam parë gjithë këto ditë që ti je e brishtë”-tha Arbana.

“Kështu e kam tipin.Një nga arsyet që kam hyrë këtu ka qenë të sfidoja veten,ti tregoja vetes që je e fortë,mund tja dalësh,mund ti përballosh dhe debatet.Edhe pse jam 25 vjeç unë kështu jam,e di që nuk do të ndryshoj,”-tha Sarah.

“Ndonjëherë jemi më të fortë kur tregojmë dobësitë tona.Bëhemi më të fortë kur qajmë, bëhemi dhe më simpatikë kur themi se vuajmë,”-i tha Arbana.

Ndërkohë gjatë diskutimit në studio pasi u shfaq një klip i Sarës me DJ PM, blogerja tha se nuk do të ketë më puthje në faqe mes tyre dhe sqaroi se njohjen do e vijojnë jashtë programit.