Transmetuar më 26-11-2021, 19:59

Prej kohësh, këngëtarja Zajmina Vasjari ka zbuluar lajmin e pritjes së ëmbël pa zbuluar më shumë detaje.

Ditën e sotme, me një set fotografik ka zbuluar gjininë e foshnjes që do ta bëjë nënë për herë të dytë.

Ajo ka ndarë disa foto teksa pozon me të bijën në bregdet, ku tregoi se së shpejti do të bëhet nënë e një djali.

E lumtur krah vajzës dhe me barkun e rrumbullakosur dhe të stampuar me duart blu të vogëlushes, Zajmina ndau këtë lajm të ëmbël me të gjithë.