Transmetuar më 26-11-2021, 18:31

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar me demokratët në Kurbin, para të cilëve është zotuar se nuk do të largohet nga politika.

Berisha kujton se socialistëve i tha se deri në 85 vjec do të jetë në parlament, ndërsa para demokratëve të Kurbinit tha se do të jetë në politikë derisa të bëjë 95 vjeç.

Sali Berisha: Biles siç e dini jua pata thënë njëherë aty socialistëve në Parlament që këtu do më keni derisa të bëhem 85 vjeç. Tani këtu para grave dhe burrave të Kurbinit, por ju betohem se në dashtë Zoti, derisa të bëj 95 vjeç do më keni aty.

Nga ‘Foltorja’, ish-kryeministri i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili u shpreh se Berisha vendos vetën përpara partisë.

Berisha e ka konsideruar një të pavërtetë, ndërsa tregoi edhe bisedën që sipas tij ka bërë me kryedemokratin Basha.

Berisha tregon se dy muaj më parë Basha i ka thënë se ambasadorja i ka komunikuar nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti atëherë do të ketë pasoja të mëdha.