Transmetuar më 26-11-2021, 18:24

Debatet dhe gjendja shëndetësore e ditëve të fundit kanë shtyrë Fifin që të lërë shtëpinë e ‘Big Brother Vip’.

Së fundmi, ka qenë ish menaxheri i këngëtares, Xhulian Shabani, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë që këngëtarja ka kaluar për të arritur këtu ku është sot.

Ai tregon se këngëtarja dhe më herët ka vuajtur nga problemet shëndetësore, duke hedhur poshtë kështu akuzat që i janë bërë për “shpërthimet” e saj si pjesë e një skenari.

“Fifi ishte personi që kishte mundësi të përballoj shumë luftra dhe ambicie njëkohësisht t’i fitoj.

Problemet e saj shëndetësore, të përkohshme i njoh shumë mire, nuk janë as bllofe e as pjesë e skenarit. Ajo është një vajzë që udhëtoj nga Prishtina për në Shkup çdo ditë që krijoj atë që ndjente, ëndërronte. Me ndihmën tonë arriti që të dalë para publikut, thyem shumë barriera dhe emisioni tek Arian Çani, ku titulluam emisionin “Vaçe Zela e ardhme shqiptare” arriti të përfitoj zemrat e shumë shqiptarëve dhe produksioneve”, shkroi ish menaxheri i saj.