Transmetuar më 26-11-2021, 09:54

Vazhdojnë polemikat e forta publike mes Partisë Demokratike dhe LSI. Lulzim Basha sulmoi sërish mbrëmë në “Open” aleatin e majtë, nominalisht Ilir Metën, për të cilin tha se shkalloi dy javët e fundit të fushatës zgjedhore të 25 prillit, duke dëmtuar partinë e vet dhe opozitën në tërësi.

Sot, përgjigjen e prerë kryedemokrati e ka marrë nga Petrit Vasili, nënkryetar i LSI dhe deputet i saj: “Lulëzim Basha të jetë i sigurtë se nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër më në jetën e tij as të gënjejë dhe as të presë në besë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Lulzim, tregoju demokratëve se përse nuk pranove që LSI të kishte një anëtar në komisionin hetimor për aferën e shekullit, atë të incineratorëve, megjithëse LSI kërkoi dhe insistoi edhe me kërkesë zyrtare me shkrim që të merrte pjesë në komision.

Se nuk të la padroni yt, Edi Rama .

Lulzim, tregoju demokratëve se përse sa herë ne dilnim në konferenca shtypi për te denoncuar me emra dhe me dokumente aferën e incineratorëve, ti dilje menjëherë paralelisht për të spostuar vëmendjen në tema të tjera dhe kurrë nuk i mbështete denoncimet e fakteve tronditëse të incineratorëve të bëra nga LSI.

Lulzim, ti je vetëm një skllav pa shërim i Rilindjes dhe do të përfundosh si një limon i shtrydhur i saj”.