Transmetuar më 25-11-2021, 22:33

Kryeministri Edi Rama bëri ndryshime të mëdha në mandatin e tretë qeverisës duke nisur nga ministrat. Ai zgjodhi që të ketë më shumë gra se burra, por sipas tij kjo nuk ishte e qëllimshme.

“Nuk ishte e qëllimshme. Por thjesht objektivi ishte sit ë vendosen në vendin e duhur njerëzit e duhur. Të aftë për të bërë punën. Ky është rezultati, po jo qëllimi që të shtojmë numrin e grave”, tha Rama.

Ndër të tjera, Rama tha se qetësia e tij para gazetarëve është për të marrë shembull.

“Më shihni mua. Unë jam ndryshe”, tha Rama në MCN. “Je rehat fare”, tha njëri nga gazetarët.

Kreu i qeverisë kujtoi sërish tërmetin dhe pandeminë. Pavarësisht se u Shqipëria u godit rëndë, sipas Ramës, vendi ynë ia doli që të rrisë punësimin dhe të sigurojë shtëpi për të prekurit nga tërmeti. Rama mori si shembull Italinë, e cila nuk e ka bërë ende këtë gjë.