Transmetuar më 25-11-2021, 22:14

Lulzim Basha i ftuar sot në Open në Top Channel, vuri theksin tek rëndësia e marrëdhënies së mirë me Shtetet e Bashkuara.

“Çdokujt që më thotë se çfarë të duhet SHBA, do i them ‘o idiot, si ç’punë kam me Amerikën?,” tha Basha i revoltuar teksa nuk kuptonte të gjithë ata që vënë në dyshim lidhjen me SHBA.

“SHBA ka qenë gjithmonë pranë nesh para çdo vendimi të madh që është marrë në vendin tonë. SHBA vuri një vijë të kuqe për Partinë Demokratike, dhe unë nuk mund të vija në krye interesat personale të Berishës, përpara interesit të demokratëve,” u shpreh Basha.

“Ndaj PD-së pas ultimatumit amerikan, pas shpalljes non-grata dhe ultimatumet e dhëna me metafora, kam bërë çmos për të ruajtur respektin ndaj Sali Berishës.

SHBA erdhi me këtë kërkesë, dhe prandaj kemi ardhur këtu, se unë kam harmonizuar nga një anë interesat e marrëdhënies mes SHBA, se krisja e marrëdhënieve do sillte krizë ekzistenciale dhe duhet të jesh idiot mos ta kuptosh këtë. Dhe nga ana tjetër të bëja gjithçka të ruaja faqen e një njeriu që ka kaq shumë kontribut në PD,” tha Basha.