Transmetuar më 25-11-2021, 21:46

Kreu i PD Lulzim Basha ka zbulua bisedat që ka zhvilluar me Sali Berishën pas vendimit të SHBA për ta shpallur këtë të fundit non-grata.

Basha tha se Berisha i kishte thënë në sy se “para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët”. Ai gjithashtu shton se PD nuk u përça për shkak të tij.

PD dhe opinioni publik kanë ndjekur një standard në lidhje me SHBA-në. Nuk e ka marrë këtë vendim as Kazakistani as Kina. Vendimi im u mor për të shmangur këtë përçarje, dhe një njeri i përgjegjshëm duhet ta mbante fjalën, të largohej vetë nga PD deri sa çështja të zgjidhej.

Se çfarë di unë, dhe që kam vendosur të mos pështyj mbi Berishën për bashkëpunimin 16-vjeçar, këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Askush nuk i ka mbajtur marrëdhëniet me ndërkombëtarët më mirë se unë në PD. PD u përça jo për shkakun tim, deklaroi ai në Open.

Por më lini të them hapur se Berisha ma ka thënë në sy që para vetes nuk vë as PD dhe as demokratët. Ndërsa unë i thashë që ti merr vendimet e tua, un marr vendimet e mia.