Transmetuar më 25-11-2021, 21:42

Opozita ka denoncuar vazhdimisht se të punësuarit ishin patronazhistë që punuan për masakrën zgjedhore. Sipas opozitës, Qeveria punësoi 10 mijë vetë në atë periudhë.

Sipas kryeministrit, shifra nuk është e qartë dhe punësimet kanë qenë të planifikuara dhe nuk kanë lidhje me zgjedhjet

“Nuk është e vërtetë që janë shtuar 10 mijë të punësuar para zgjedhjeve. Punësimet janë të argumentuara, por shifra nuk është e saktë. Janë të gjitha pjesë e punës tonë që nuk ka patur lidhje fare me zgjedhjet. Na është dashur të shpenzojmë shumë më tepër për shkak të rindërtimit”, tha Rama në Tv Mcn.

Rama mohoi që Partia Socialiste të ketë një databazë që përmban kartat ID të qytetarëve dhe tha se databaza e publikuar në media është e manipuluar.

“Ne kemi përdorur një database të partisë, s’ka lidhje e-Albania. Është database e krijuar prej shumë vitesh. Ajo që ka ndodhur është se në media është folur për një database për të cilën ne nuk kemi nevoj. Regjistri I gjendjes civile ka qenë I aksesueshëm deri në momentin që u hap ky muhat dhe Carlo Bolino e bleu. Karta jonë e identitetit nuk është sensitive sepse ka një numër që nuk ka brenda asgjë, është bosh karta. Kjo është hipotezë e pabazuar në fakt. Ato që kanë dalë nuk janë database të PS. PS ka një database dhe është kombëtare e PS dhe e ka të ndarë sipas qarqeve. E dyta është bërë një hetim I thelluar dhe është bërë puna dhe nga dokumenti del që nuk kemi të bëjmë me asnjë cënim I të dhënave personale. Nuk janë marrë nga e Albania. Databasa që ka dalë është me qëllim e manipuluar. PS nuk ka në databasën e vet karta ID”, tha Rama.