Transmetuar më 25-11-2021, 20:32

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar buxhetin për vitin 2022 ndërsa pati diskutime për amendamentet e disa prej deputetëve.

Mes tyre ishin edhe amendamentet e Erion Braçes për paketën e re fiskale, të cilat nuk u përkrahën as nga deputetët socialist dhe morën vetëm 8 vota pro.

Në një reagim në rrjetet sociale, Erion Braçe ka ironizuar numrin e votave, pasi shprehet se ka bërë një hap të madh përpara, pasi në vitin 2018 kishte marrë vetëm 5 vota për propozimin e tatimit 0 për rrogat deri në 400 mijë lekë, ndërsa sot mori 8 vota.

“E vërteta nuk matet me politikë”, shkroi Braçe.

Sipas Braçes, pasojat në blegtori janë të shumta për shkak të parave të munguara, teksa shton se ndihet keq kur një ligj klientelist dhe personal për vetëm 1 kompani, votohet me shumicë, siç ndodhi sot.

Postimi i plotë

8 #VOTA PRO PER #BUJQIT!

Po hap i madh perpara ama; ▪️Ne #nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per #rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO; Kete #nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi cdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.

▪️Ne #nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER #TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO; Kete #nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE; Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.

A MBAN PERGJEGJESI KUSH?

Pra, dua te them;

▪️E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare; Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.

▪️E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen; Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot.

Ky eshte problem i madh! Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.

Faleminderit te gjitheve!

VO: per dije se nuk po pushojne pyetjet; votova PRO buxhetin e vitit 2022, NUK VOTOVA PAKETEN FISKALE.