Transmetuar më 25-11-2021, 18:21

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon foltoren e radhës në Kuçovë. Një prej demokratëve, për të treguar mbështetjen ndaj tij, nxori telefonin dhe fshiu fotografinë me Lulzim Bashën.

Demokrati: Jam i zhgënjyer, kam një foto këtu që e kam bërë dhe do e fshi direkt, ja shikojeni që do e fshi (fshin foton). Kështu do të ikë Lulushi.

Sali Berisha: Në prag të festës së flamurit bëre mirë sepse flamuri dhe pabesia nuk bashkohen me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se Kuvendi Kombëtar i PD do të mbahet më 11 Dhjetor, ndërsa kryetari i PD Lulzim Basha i ka ftuar demokratët që të marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar më 18 Dhjetor. /a.m/noa.al