Transmetuar më 25-11-2021, 17:59

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon foltoren e radhës në Kuçovë. Nuk kanë munguar surprizat.

Pranë tij nuk është shfaqur drejtoresha e tij e sapozgjedhur e komunikimit, Floriana Garo, por një vajzë tjetër.

Nuk dihet arsyeja e mungesës së Garos në këtë takim. Ndërkohë, dy prej figurave të demokratëve që e shoqërojnë janë Genc Pollo dhe Astrit Velia.

Kujtojmë se PD ka thirru 2 Kuvende Kombëtare, njëri me datë 11 dhjetor i lajmëruar nga Berisha dhe ai më 18 dhjetor i lajmëruar nga kryetari i PD, Lulzim Basha.