Transmetuar më 25-11-2021, 14:31

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka marrë për të dytën herë ditën e sotme në Kuvend fjalën ku ka ironizuar kreun e PD-së Lulzim Basha.

Reagimi I Ballës vjen pas deklaratave të tij për fermerët, duke u shprehur se shkon vetë për të blerë domatet dhe perimet, dhe nuk e bën këtë si kryedemokrati vetëm në kohë fushate.

Sipas pamjeve të drejtëpërdrejta të transmetuara në media fjala e Ballës u shoqërua me ndërhyrje nga deputeti Ervin Salianji, i cili i kërkoi që ti tregonte çmimin e kastravecit në treg.

Ndër të tjera  Balla “thumboi” sërish Bashën duke u shprehur se: “Luli çohet vonë dhe nuk ka marrë vesh që ne me fermerët jemi takuar”.

Batutat në Kuvend 

Taulant Balla: Për të kthyer jo disa përgjigje apo për të bërë repikë kurrsesi me zotin Basha por me disa kolegë që sot u shtirën një pjesë, ndoshta një pjesë dhe me zemër për gjëra që gjoja ne i kemi harruar fermerët. Personalisht jam një prej atyre deputetëve në sallë që shkoj vetë të blejë edhe domatet edhe perimet e tjera, të shkoj edhe te kasapi i lagjes të furnizoj familjen time me ushqime. Nuk jam si ndonjë paraardhës që foli këtu që këtë gjë e bën vetëm kur vjen koha e fushatës.

Ervin Salianji: Sa lekë është çmimi i kastravecet?

Taulant Balla: Pa merak se do e them edhe çmimin e kastravecit.

Ervin Salianji: Po po, atë po se keni me qejf ju.