Transmetuar më 25-11-2021, 13:20

Moderatorja e njohur Marina Vjollca solli në jetë ditën e djeshme fëmijën e saj të parë, një vajzë që ka bekuar të gjithë familjen.

Ditën e sotme ajo publikoi foton e ëmbël ku duket dora e saj, e bebushes dhe bashkëshortit, reperit të njohur Getoar Selimi.

Poshtë fotos Marina shkruan se është e bekuar me një engjëll si Marget Selimi.

“Faleminderit Zotit që na bekoi me një engjëll si ti. Jeta jonë. MARGET SELIMI. 24/11/2021”, shkruan Marina në postimin e saj në rrjetet sociale, ku kanë vërshuar dhe urimet.