Transmetuar më 25-11-2021, 11:25

Një rast dhune është regjistruar nga policia e Elbasanit, ku është vënë në pranga një 46-vjeçar. Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, dhe më pas i ka dëmtuar asaj edhe makinën.

Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Peqinit arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë.

Tashmë ai do të përballet me akuzën e dhunës në familje dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë.