Transmetuar më 25-11-2021, 11:24

Ilir Daja beson te skuadra që drejton, te loja që zhvillon, edhe pse rezultatet pozitive kanë munguar në fazën e parë të Superiores. Konkretisht, Partizani ka 9 pikë në 9 ndeshje të luajtura. Pra, mesatarisht ka grumbulluar nga një pikë për çdo ndeshje, që përkthehet ndryshe në vendin e 8-të të renditjes aktuale.

Shumë pak për një emër të tillë, që do ta startojë fazën e dytë nesër, prej orës 16:45 në “Elbasan Arena”, duke sfiduar Teutën. Në prag të përballjes me kampionët e vendit në fuqi, Daja foli në konferencë për shtyp, ku nënvizoi:

“Kemi krizë rezultatesh, pasi Partizani nuk është mësuar me këtë ecuri. Në fushë kemi bërë mirë, pasi nuk jemi dominuar nga asnjë kundërshtar. Duke analizuar fazën e parë, disa skuadra kanë qenë më stabël se ne, por vendi i 3-të në klasifikim nuk është më larg se 4-5 pikë. Ajo që na jep garanci është loja dhe fakti se kundërshtarët nuk kanë luajtur më mirë se ne.

Opsioni i vetëm i Partizanit është fitorja. Jemi mbledhur dhe kemi diskutuar bashkarisht si ta kalojmë këtë krizë. Teuta është një skuadër cinike dhe nëse i lejon hapësira të godet. Duhet të jemi të gjithë bashkë nesër, për të mos i lënë hapësira Teutës.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "SEZONI 2021 2021-2022 JAVA X 1ー ග NS 26 NENTOR 2021 ORA 16:45 PARTIZANI 1920 vs STADIUMI: ELBASAN ARENA TIRANE PARTIZANI EUT ww .PARTIZANI.AL TEUTA"

Ndryshimi i skemave nuk ka të bëjë me ndryshimin e madh të manovrës, por me lojtarët që kemi në dispozicion. Në 4-4-2 nuk mund të fusësh në sulm një mbrojtës të djathtë. Unë nuk jam nga ato trajnerë që i hedh lojtarët në fushë dhe iu them bëni çfarë të doni. Këto ndryshime në skemë kanë ardhur pasi kemi patur lojtarë të dëmtuar dhe nga dëshira për të fituar.

Nuk them që kanë gabuar lojtarët e rinj apo të vjetër, pasi kemi gabuar të gjithë. Presionin e gabimeve e ndiejnë më shumë lojtarët e rinj, por ajo që më kënaq më shumë është se Partizani, me Dajën apo pa Dajën, ka të ardhme të sigurt.

Tifozët janë të dëshpëruar për rezultatet, ashtu siç jemi dhe ne. Unë dhe skuadra jemi koshientë se tifozët kanë të drejtë për rezultatet. Nuk jam dakort që ata duan vetëm rezultatet pozitive dhe jo lojën e mirë. Futbolli luhet për tifozët dhe duhet t’i mbash sa më afër ata. Ne duhet të flasim në fushën e lojës, që ata të vijnë në stadium. Ne luajmë për tifozët, jemi me ata dhe i vuajmë njësoj këto rezultate jo të mira.

Kemi të njëjtin kontigjent lojtarësh si ndaj Laçit, ndërsa pjesa tjetër do të mungojë sërish, pasi nuk është ende gati. Kemi humbur me Teutën në fazën e parë, humbja tjetër ka ardhur në javën e 6-të. Të gjithë e dinë si kemi humbur ndaj kampionëve. Nesër do të provojmë gjithçka për të marrë 3-pikëshin. I druhem Teutës, pasi ka lojtarë që në momente të caktuara bëjnë mirë. Kjo nuk do të thotë se kemi frikë, por e respektojmë kundërshtarin”.