Transmetuar më 25-11-2021, 11:10

Çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha është rikthyer sërish në vëmendje, pasi kongresmeni amerikan Lee Zeldin, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i dërgoi një letër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ti kërkuar informacion në lidhje me vendimin për të shpallur non grata liderin historik tëdemokratëvenën akuzën e kryerjes së  “Korrupsionit të rëndësishëm”.

Në një seancë dëgjimore të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në qershor, kongresmeni Zeldin pyeti Sekretarin Blinken në lidhje me sanksionimin nga ana e administratës Biden ndaj ish-presidentit shqiptar Sali Berisha, një aleat i të dy presidentëve Bush dhe kundërshtar i George Soros.

Në të njëjtën ditë me seancën dëgjimore, kongresmeni Zeldin i dërgoi një letër Departamentit të Shtetit duke kërkuar informacion në lidhje me vendimin për sanksionimin e Berishës.

Pasi mori një përgjigje të paqartë nga Departamenti i Shtetit, kongresmeni Zeldin dërgoi një letër tjetër më 27 gusht duke kërkuar një përgjigje me shkrim dhe takim me zyrtarin përkatës të Departamentit të Shtetit për të shqyrtuar kriteret, informacionin dhe procesin që administrata përdori për të përcaktuar nëse do të sanksiononte apo jo Berishën.  Kjo letër ka mbetur pa përgjigje nga Departamenti i Shtetit.

“Kanë kaluar pesë muaj që kur kam bërë kërkesën time fillestare, e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate. Kjo është tani kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që nga ngritja e çështjes së sanksionimit të Sali Berishës me Sekretarin Blinken gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021. 

Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë”, thuhet mes të tjerave në letrën e kongresmenit.