Transmetuar më 25-11-2021, 11:09

Duke parë disa video të lojërave të Thomas Gravesen sot, duket se kemi hyrë në kontakt me një planet tjetër. Një lojtar vite-dritë larg botës së TikTok-ut, Instagramit dhe mini-kontakteve të ekzaminuara me “lupë” në dhomën e VAR-it.

Thënë kjo, pseudonimi "The Ogre" ka qenë gjithmonë pak bujar me ish-mesfushorin danez, jo vetëm për muskujt dhe goditjet e forta. Pamja e zymtë, vendosmëria dërrmuese dhe fiziku i fuqishëm e bënë atë të krahasohej me figurat legjendare të filmave.

Gjithsesi, ai ka qenë gjithmonë i çmuar taktikisht, pavarësisht se ishte pak “i çmendur”. “Bisha” daneze luajti për Hamburg, Everton, Real Madrid dhe Celtic, plus tetë vite me ekipin kombëtar. Megjithatë, sot jeta e tij është krejtësisht ndryshe dhe sillet rreth investimeve.

Ai ka një pasuri me 8 shifra, merret me poker dhe posedon një mega-rezidencë në Las Vegas, në të cilën jeton me një ish-modele. Që kur e la futbollin, të ardhurat e tij totale i kalojnë 100 milionë dollarët, siç raporton “The Sun”.

Ish-mesfushori, tani 45-vjeçar, kujdeset vetë për financat e tij. Në fakt, edhe kur merrte një rrogë të mirë në fushën e lojës, danezi ishte i interesuar për biznese të ndryshme. Një pjesë të kapitalit e investoi me vetëdijen se karriera e tij si futbollist herët a vonë do të përfundonte.

Ndoshta, kur në moshën 32-vjeçare vendosi “t’i varë këpucët në gozhdë”, Gravesen kishte marrë disa përgjigje të mira nga eksperimentet e tij financiare ose, ndoshta kishte kuptuar se do të kishte vend për fitim edhe pas përfundimit të jetës së tij si futbollist.

Inside the wacky world of Thomas Gravesen: New book details crazy career |  Daily Mail Online

Ne nuk e dimë se si ka arritur “të peshkojë” kaq mirë në biznes, por rreth pesë vite pas tërheqjes nga futbolli, Thomas i paketoi valixhet dhe shkoi të jetojë në Las Vegas. Qendra e Nevadës nuk është padyshim një destinacion i rastësishëm, pasi danezi është entuziast i madh i pokerit.

Ai u zhyt në një karrierë si lojtar profesionist i këtij lloj bixhozi, sapo i dha fund karrierës futbollistike. Për më tepër, fama e tij jashtë shtetit ishte praktikisht zero dhe arriti t’ia rruajë lekët çdo pasaniku tjetër, që i shpërdoronte ato në kazinotë e Las Vegas.

Përveç kësaj, danezi shkoi të jetonte në SHBA me “bombën” e tij Kamila Persse, një ish-modele me origjinë çeke, tani agjente imobiliare. Të dy janë martuar dhe ndajnë pasionin për pokerin, si dhe punojnë në biznesin e tyre.

Kjo lëvizje e Thomas dhe Kamila nuk është e gjitha, nuk përfundon në një nga hotelet luksoze kryesore të qytetit. Kur nuk janë në kazino, të dy stacionohen në Summerlin, i zgjedhur më 2007 nga “National Geographic” si vendi më i mirë për të jetuar dhe luajtur.

Çfarë ka në Summerlin? Është një komunitet ekskluziv i konceptuar vetëm për njerëz ultra të pasur, të blinduar dhe larg syve kureshtarë, paparacëve e shikuesve. Vilat luksoze shumë milionëshe janë kudo, veçanërisht në ‘Canyon Fairways’, aty ku Gravesen ndan jo pak kohë me Nicolas Cage, Andre Agassi dhe Steffi Graf.