Transmetuar më 25-11-2021, 10:14

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tepelenë, për shkak se ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e disa parave në banesën e tij. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Skëndi i cili njoftoi Policinë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por rezultoi se kishte bërë kallëzim të rremë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë.

Ky shtetas u arrestua pasi ka njoftuar shërbimet e Policisë, duke pretenduar se i kishin vjedhur një shumë parash në banesë, por nga veprimet hetimore rezultoi se ai kishte bërë deklarim të rremë para punonjësve të Policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 219 fishekë model 56.

Materialet në ngarkim të Skëndit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kallëzim i rremë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.