Transmetuar më 25-11-2021, 09:58

Një “Lamborghini Huracan Spyder” blu. Nuk dihet me siguri nëse supermakina në fjalë do të jetë dhurata e re e Icardit për Wanda Nara, gruan e tij.

Fakti është se sipërmarrësja shihet padyshim e qetë në bordin e supermakinës nëpër rrugët e Parisit, gjatë një seti fotografik, para syve të kalimtarëve. Në videon që po bën xhiron e internetit shihet edhe Icardi.

Showgirl-it argjentinas, së fundi në qendër të thashethemeve për tradhtinë e bashkëshortit me modelen China Suarez, mund t’i duhet të bëjë vend në garazh për dhuratën e re nga Icardi.

Një tjetër dhuratë e shtrenjtë e sulmuesit të PSG, sipas indicieve në rrjetet sociale, për t’ia falur tradhtinë. Ish-kapiteni i Interit po e paguan shtrenjtë flirtin me China Suarez, teksa ia ka deleguar të gjitha të drejtat e imazhit menaxheres dhe bashkëshortes njëkohësisht.

Sipërmarrësja është e apasionuar pas Lamborghinit, çka dëshmohen qartë nga postimet dhe fotot në Instagram. Siç shihet në video, biznesmenja duket shumë e lumtur në makinën e saj të garave, duke pozuar në sediljet luksoze prej lëkure, ndërsa bashkëshorti shijon setin fotografik.

Me Wanda dhe Lambo-n e saj, rrugët e Parisit, të dekoruara për Krishtlindje, nuk janë më atraksioni kryesor. Turistët, kalimtarët, por edhe fansat e çiftit më të përfolur po shijojnë tani për tani këtë supermakinë madhështore, e cila së shpejti mund të bëhet pjesë e garazhit tashmë të pasur të tyre.