Transmetuar më 25-11-2021, 08:56

Agjencia franceze e lajmeve AFP njoftoi se ministri i Mbrojtjes i Australisë Peter Dutton nënshkroi një marrëveshje me diplomatë britanikë dhe amerikanë.

Sipas marrëveshjes, tre vendet do të shkëmbejnë me njëri-tjetrin informacione lidhur me energjinë bërthamore të Forcave Detare.

Sipas marrëveshjes së marrëdhënieve të partneritetit të sigurisë 3-palëshe ShBA-Britani-Australi (AUKUS) të nënshkruar në shtator të këtij viti, Australia do të marrë tetë nëndetëse me energji bërthamore më të përparuara.

Instituti Ndërkombëtar i Paqes i Stokholmit të Suedisë u shpreh se projekti AUKUS ka rrezik të ngjallë garën rajonale tëarmatimit.

Ndër vendet e Azisë Juglindore, ky shqetësim është më i fortë. Ministri i Mbrojtjes i Indonezisë Prabowo Subianto u shpreh:

"Qëndrimi ynë është që në AzinëJuglindore duhet të ruhet parimi ‘Jo armë bërthamore’. Ne shqetësohemi se ky veprim (krijimi i AUKUS-it) do të ngjallë garën e armatimeve dhe më shumë vende do të kërkojnë nëndetëse bërthamore."

Ministri i Mbrojtjes i Malajzisë Hishamuddin Hussein theksoi: "Askush nuk dëshiron të zhvillojë një përballje totale në këto ujëra dhe askush mund të mbajë pasojat përkatëse."

Ekspertë të kontrollit të armëve vunë në dukje se ndihma e ShBA-së dhe e Britanisë ndaj Australisë në ndërtimin e nëndetëseve bërthamore ka rrezik të shkaktojë përhapjen e materialeve dhe teknologjive bërthamore, duke goditur sistemin e mospërhapjes bërthamore globale.