Transmetuar më 25-11-2021, 08:35

Djemtë e “Three Dots” mbështesin hapur Fifin. Flori Mumajesi, Klajdi Haruni dhe Bruno, kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se e mbështesin fort miken e tyre dhe janë me të.

Tre djemtë së bashku me këngëtaren njihen prej kohësh për miqësinë e tyre dhe për bashkëpunimet e suksesshme që i kanë ofruar publikut.

Kantautori Flori Mumajesi bëri një ditë më parë një postim në “Intagram”, ku shprehu haptas se e mbështet kolegen dhe miken e tij.

“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior, të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt, këtu u rritëm e këtu jetojmë, këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb”.

Një këngë krijuar nga ty, aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme…”, shkruan Flori teksa ka publikuar një video ku Fifi shfaqet duke kënduar një këngë të krijuar brenda shtëpisë së BB VIP.

Nga ana tjetër, Klajdi shkruan: “Unë nuk kam njohur vetëm një artiste të mirë, por edhe një njeri të mirë, ty Fifula?

Nuk jemi dot perfektë edhe po të mundemi s’do jemi dot kurrë…”.

“Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia…

Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim por jam i sigurt që do e ndiesh në zemrën tënde të bardhë.

Nuk e di ia kam dalë dot un me zërin tim nga studio, ti nga Big Brother, por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt!!!

Music – Fifi

Lyrics – Fifi

Produced – Unë, si të ishim afër bashkë ?”, shkruan Bruno.

Kujtojmë se Fifit i ra të fikët dje gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”. Teksa po diskutohej për ndërhyrjen e Fifit në lidhjen e Sarah dhe Pajtimit lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit.

Balina i tha Fifit që nuk duhet të ndërhyjë dhe kjo ishte ndërhyrja e dytë që e bën gjatë këtij spektakli. Fifi tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj ajo humb ndjenja.

Ajo po komentohet kudo për shpërthimet e saj emocionale dhe publiku është ndarë në dy: ata që e mbështesin dhe ata që e duan jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Nuk ka munguar mbështetja nga familjarët, miqtë, por edhe kolegët e saj.