Transmetuar më 24-11-2021, 22:30

Pas aksidentit tragjik Bullgari që i mori jetën 46 personave, vendet nga të cilat vinin viktimat kanë shpallur disa ditë zie në nder të tyre. Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria kanë qenë sot në ditë zie në respekt të 46 personave,12 prej të cilëve fëmijë dhe në të gjitha institucionet shtetërore flamuri është ulur në gjysmë shtize.

Asnjë veprim i tillë nuk është bërë në Shqipëri dhe kjo ka revoltuar këngëtaren Besa Kokëdhima e cila përmes një postimi në InstaStory thotë se të gjithë kanë shpallur ditë zie përveç vendit nënë. Këtë veprim e cilëson si të turpshëm.

“46 bashkëkombas humbën jetën. Bullgaria, Maqedonia e Veriut & Kosova kanë shpallur ditë zie. Po shteti amë? Turp”, u shpreh Kokëdhima.