Transmetuar më 24-11-2021, 21:16

“Dr. Flauti Magjik” është demaskuar nga një emision investigativ në Itali pasi i ofronte seks pacienteve femra për t’i “kuruar” nga virusi kancerogjen.

Doktori Giovanni Miniello, 60 vjeçari gjinekolog në qytezën jugore të Bari, i tha një gruaje 33-vjecare se ishte infektuar me papiloma-virus, sëmundja seksualisht e transmetueshme që mund të shkaktojë kancer, megjithëse testi i saj ishte negativ.

“Kam shëruar shumë gra nga kanceri. Të gjitha ato me të cilat kam pasur kontakt, më pas rezultuan negative,” i kishte thënë doktori gruas.

Por pacientja e identifikuar vetëm si Anna Maria vendosi të kontaktonte të përditshmen vendase  La Repubblica, duke thënë se doktori e kishte prekur në gjoks duke i treguar se si i pëlqejnë gratë. Ndërsa u shokua kur i propozoi të bënin marrëdhënie seksuale pasi i kërkoi rezultatin e pap testit për virusin.

Prandaj gruaja kontaktoi më tej me programin investigativ  “Le lene,” të cilët dërguan një aktore për të shkuar te doktori problematik, si paciente e rreme.

Miniello i kishte thënë asaj se kishte “pika të badha” në zonën gjenitale që tregonin për prezencën e virusit HPV. Më pas ai i ofroi të bënte seks me të duke pretenduar se do t’i jepte gruas imunitet, pasi ishte vaksinuar për virusin.

Kur aktorja i kërkoi doktorit mbrojtje gjatë “marrëdhënies seksuale” ai iu përgjigj se prezervativi nuk do t’i lejonte asaj “kalimin e anti-trupave” të tij.