Transmetuar më 24-11-2021, 21:05

E ftuar së fundmi në emisionin "D Night" në RTV Ora ishte Dafina, një transgjinor që bëri deklarata shumë të forta gjatë intervistës me Dajana Shabanin. Është vetëm 18 vjeç dhe ëndrra më e madhe për të është të jetojë jetën sipas rregullave që vetë ka caktuar, pa marrë parasysh paragjykimin e askujt apo pa pretenduar të mbështetet nga dikush.

Dajana: Çfarë do të dojë të ndryshojë në shoqërinë shqiptare?

Dafina: Mentalitetin, pasi në Shqipëri ditën të jesh trans të shajnë, ndërkohë që natën të kërkojnë. Ka raste që ditëve të zakonshme dal e kuruar si një vajzë dhe përballem me shumë paragjykime, ndërkohë që në darkë është komplet e kundërta.

Dajana: Është e vërtetë që meshkujt shqiptarë i kërkojnë shumë trans-ët? Edhe ata që janë të martuar me fëmijë

Dafina: Po, normalisht. Portieri me të vërtetë ka një portë, por kjo nuk do të thotë që nuk i hyjnë golat.