Transmetuar më 24-11-2021, 19:05

Me vendim të Këshillit të Ministrave sot është emëruar Drejtori Ekzekutiv i Autoritetet të Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj. Këtë post e mbante Edlira Kraja, e cila sot është liruar nga detyra.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare” – thuhet në vendim.