Transmetuar më 24-11-2021, 17:38

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në mbledhjen e Komisionit të Legjislacionit, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, ka treguar emrin e patronazhistit të këtij të fundit.

Pasi kryetarja e Komisionit Lindita Nikolla i tërhoqi vëmendjen Enkelejd Alibeajt për zgjatjen e kohës së pyetjeve, në debat u fut Bardhi, i cili u shpreh se patronazhisti i Arben Krajës ishte Ermal Pistarku.

Pjesë nga debati:

Bardhi: Ermal Pistarku ishte patronazhisti që i ishte vënë kreut të SPAK-ut.

Nikolla: Zoti Bardhi, ndaloni

Bardhi: Na lini rehat

Nikolla: As ju nuk ka nevojë të ndërhyni, mos na tregoni çfarë do bëjmë. Unë drejtoj mbledhjen