Transmetuar më 24-11-2021, 13:10

Nutricionistët, mjekët, madje edhe shefat e kuzhinës rekomandojnë vazhdimisht larjen e frutave dhe perimeve me sodë buke për të eliminuar çdo mbetje pesticidesh.

Këtë gjë e rikonfirmoi sërish nutricionistja Arlinda Garuci, e ftuar në “Shije Shtëpie” për të treguar pak më shumë proceset e ruajtjes së produkteve natyrale, duke nisur që nga larja.

Por a ka produkte me të cilat mund të gabojmë duke i larë me sodë?

Arlinda Garuci: Jo, ajo që mund të gabojmë është kohëzgjatja e larjes. Ne mendojmë që duke i llënë perimet gjysmë ore ose një orë në ujë me sodë, perimet pastrohet. Por e vërteta është se në këtë mënyrë ne largojmë 30-50% të mineraleve që janë sodiumi, kaliumi, fosfor, hekur, vitaminën C rreth 70%. Ideja është që ta përdorim sodën e bukës në një enë me ujë dhe mos ta lëmë më shumë se 10 minuta.

Për 10 minuta janë gati, të pastruara dhe në këtë mënyrë i kemi ruajtur vlerat ushqyese.

Katerina Trungu: E mira është që t’i lash me ujë me sodë dhe pastaj t’i lësh të qëndrojnë aty apo thjesht një tharje dhe vendosje në frigorifer?

Arlinda Garuci:I lajmë sërish dhe i thajmë, i vendosim në frigorifer ose i konsumojmë direkt.