Transmetuar më 23-11-2021, 21:17

Një vajzë e re nga Michigan, në SHBA është bërë virale në rrjete sociale pasi tregoi se si një djalë e ktheu në shtëpi me taksi sepse nuk i pëlqeu veshja e saj.

“Kalova 40 minuta duke u zbukuruar për t’u takuar me të dhe kolegët e tij në festën e hapjes së një dyqani të kompanisë ku punonte”, thotë vajza e njohur në profilin @nikki.jabs, e cila kishte njohur Greg në një aplikacion takimesh.

Jabs — e cila poston rregullisht tregime për “takimet me djemtë”— thotë se kishte veshur një bluzë të zezë me mëngë të gjata, dhe xhaketë e pantallona të gjera rozë për takimin, por Greg nuk e miratoi kombinimin e zgjedhur.

“Ai kishte turp që unë të dilja para shoqërisë së tij me këtë kombinim, kështu që më dërgoi një taksi dhe shkoi në ceremoni pa mua”, tha vajza e trishtuar për ndjekësit e saj në rrjet.

Vajza postonte dhe imazhet e saj në taksi natën e zemërimit.

“Unë i thashë, ose do të vesh këtë në mbrëmje ose do të shkoj në shtëpi. Dhe ai u përgjigj: ‘Mund të të sjell një taksi?’”

Vajza vazhdonte më tej: “Jam duke buzëqeshur tani por po përpiqem të mos qaj.” Në një tjetër video, Jabs shpjegon sesi këto takime nuk kanë ndihmuar në sjelljen e saj por e kanë bërë më shqetësuese.