Transmetuar më 23-11-2021, 16:56

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Beogardin pasditen e sotme.
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në fabrikën e armëve EdePro në Leshtane të Beogradit.
Si pasojë e shpërthimit janë lënduar edhe 15 tjerë, ndërkaq ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të disa personave që po konsiderohen të zhdukur.
Një punonjës ka mbetur i izoluar, por ishin ekipet e zjarrfikësve që e nxorën.
Sipas dëshmitarëve në atë pjesë të Beogradit është ndjerë një shpërthim i fuqishëm. Madje disa shtëpive u janë thyer xhamat.
Deri më tani shkaqet janë të panjohura.