Transmetuar më 21-11-2021, 23:07

Temperaturat e ngrohta duke filluar nga nesër pritet që ti lënë vendin dimrit të vërtetë me reshje shiu dhe temperatura nën zero.

Fillimisht zonat që do të preken nga moti i keq nesër janë pjesa jugore, ultësira perëndimore dhe veriperëndimore dhe më pas i gjithë territori.

Moti i keq me reshje dhe stuhi do të vazhdojë deri në fundjavën që vjen. Këto masa ajrore të ftohta nuk do të prekin vetëm Shqipërinë, por të gjithë rajonin e Ballkanit.