Transmetuar më 15-11-2021, 07:33

Një shembull i çmuar demokracie në zgjedhjet lokale.

Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosoven per zgjedhjet lokale. Ai eshte ndalur te kryetari i ri i Prishtines, Perparim Rama, per te cilin tha se eshte kurioz te shohe si do drejtoje kryeqytetin nje arkitekt.

“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, shkruan Rama ne Twitter.

Me heret, Kosoven e ka uruar dhe Taulant Balla. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përgëzuar popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ka bërë një urim të veçantë për fituesit e kryeqytetit, Përparim Ramën Kryetari i ri i Prishtinë dhe Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK.

“Përgëzime popullit të Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me një kulturë të theksuar demokratike. Urimet i shkojnë të gjithë kandidatëve fitues, nga parti të ndryshme politike: PDK (9 komuna), LDK (7 komuna), AAK (5 komuna), VV (4 komuna), NISMA (1 komunë). Urim i veçantë për fituesit e kryeqytetit, Përparim Ramën Kryetari i ri i #Prishtinë dhe Lumir Abdixhiku Kryetar i LDK”, shkruan Balla.