Transmetuar më 14-11-2021, 21:31

Vetvendosje pranon humbjen në Prishtinë, ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren.

Teksa numërimi është drejt fundit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës. Por vulën ia ka vënë vetë kandidati i VV Arben Vitia i cili ka pranuar humbjen publikisht para mediave.

Në një konferencë për media, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës. “Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plot kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 50.84 për qind të votave.