Transmetuar më 14-11-2021, 19:23

Është mbyllur orari zyrtar i votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të Kosovës.

Të drejtë vote kanë pasur 1.2 milionë qytetarë në 21 komuna.

Gjatë ditës nuk janë regjistruar incidente.

Priten rezultatet e para ku me interes mbetet nëse ka fituar apo jo Vetvendosje e cila pësoi disfatë të thellë në raundin e parë.