Transmetuar më 12-11-2021, 23:01

Nëse deri dje, profilet e vetme që mund t’i shoqëronin postimet e tyre në Instastory me Link ishin ata me mbi 10,000 ndjekës, sot mund ta bësh dhe ti.

Ndryshimi i fundit i Instagramit lidhet pikërisht me këtë opsion, që do t’ju lejojë të gjithëve të postojë link-qe përmes sticker-it përkatës.

Sipas Instagramit, ky ndryshim do të ndihmojë më shumë përdoruesit, pavarësisht numrit të ndjekësve të shpërndajnë informacione të rëndësishme me familjarët dhe miqtë e tyre. Dhënia e aksesit tek të gjithë do t’i përmirësojë dhe përshpejtojë gjërat dhe kryesisht ato më të rëndësishmet.

Për të shtuar një link në Story-it tuaja, mjafton të hidhni foton/videon dhe të klikoni mbi sticker-in "Link".

Ky përditësim nuk vjen si surprizë për të gjithë, pasi edhe më herët Instagrami njoftoi që po e konsideronte si opsion. Mund ta provoni që tani!