Transmetuar më 08-11-2021, 11:25

Termometri regjistroi temperatura të larta gjatë fundjavës që lamë pas. Sinoptikania Adiola Bani, në një lidhje me klan, tha se këto temperatura nuk janë normale, pasi ishin 7-8 gradë Celsius më lart seç duhet të jenë gjatë muajit Nëntor. E gjithë situata sipas saj është krijuar si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga jugu i Europës që kanë shënuar dhe një fundjavë që në disa qytete madje u shfrytëzua dhe për plazh.

“Termometri ka shënuar në zona të veçanta jo vetëm27, por edhe 28 gradë Celsius. Kjo ka ndodhur si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga jugu i Europës, të cilat kanë sjellë prezencën e lartë të lagështirës në ajër dhe rritjen e menjëhershme të temperaturave të ajrit. Nuk janë temperatura normale të muajit Nëntor, pasi vlerat normale duhet të jenë 20 gradë Celsius. Vlerat termike të fundjavës që lamë pas ishin 7-8 gradë më lart”, tha Bani.

Ajo u shpreh se dy javët e fundit të Nëntorit pritet që të stabilizohen kushtet e motit duke na rikthyer në temperatura normale.

“Ky fillim jave do të nisi disi i paqëndrueshëm pasi do të ketë prezencën e shpeshtë të vranësirave, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore të Shqipërisë. Priten momente të shkurtra me pika shiu në skajin verior, kurse pjesa tjetër e territorit do të mbetet me kthjellime dhe vranësirave kalimtare. E marta do të sjellë prezencën e vranësirave dhe të reshjeve jo vetëm në pjesën veriore, por edhe në zonat qendrore. E mërkura dhe deri të premten do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët. Kjo javë pritet të jetë e thatë edhe pse presim prezencën e reshjeve. Janë të papërfillshme”, tha Bani.

Sinoptikania u shpreh që edhe në vendet e rajonit pritet që të ketë stabilizim të moti