Transmetuar më 05-11-2021, 10:20

Nëse këto ditë ju janë dukur të nxehta, prisni deri në fundjavë. Meteorologia Lajda Porja ka thënë se fundjava do të ngjasojë me stinën e Verës.

Sipas saj, shkak i ditëve të ngrohta janë bërë rrymat jugore që kanë përfshirë Mesdheun. Temperaturat në fundjavë do të shkojnë deri në 27 gradë Celsius, ndërsa në zonat jugore era do të jetë e forta me shpejtësi rreth 60 km/h.

“Edhe pse në stinën e Vjeshtës ka pasur rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që njerëzit të dalin edhe me këmishë në fakt. Ndonëse jemi në muajin e fundit të Vjeshtës. Rrymat jugore tashmë kanë përfshirë një pjesë të mirë të Mesdheut duke ndikuar motin edhe në territorin shqiptar.

Pritet që dita e sotme të rezultojë me temperatura 28 gradë, janë krejtësisht anormale krahasuar me vlerat që duhet të shënohen në fakt, janë shumë të larta. Parashikoj që fundjava të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta ku do të jemi në vlerën 26-27 gradë. Po ashtu edhe mëngjeset janë me temperatura relativisht 3 apo 4 gradë më të larta seç duhet të jenë. Përsa i përket motit, moti i kthjellët do të jetë dominant.

Pra kemi një fundjavë tipike që i përshtatet Verës përsa i përket temperaturave duke qenë se janë vlera shumë të larta”, u shpreh meteorologia Lajda Porja./a.m/noa.al