Transmetuar më 01-11-2021, 18:18

Mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev ka pasur një bisedë të tnesionuar para se Kryeministri i Maqedonisë së Veriut të jepte dorëheqjen

Ali Ahmeti e komentoi momentin në një intervistë ekskluzive për TV21.

Ai tregoi se mbrëmë ka pasur bisedë të tensionuar me Zaevin, pasi që siç shtoi, nuk është pajtuar me lëvizjet që i ka bërë me tërheqjen e tij nga kryetari i Qeverisë dhe kryetar i LSDM-së.

“Mbrëmë kam pasur bisedë të tensionuar me Zaevin, pasi që nuk jam pajtuar me lëvizjet e tij që i ka bërë me tërheqjen e tij nga kryetar i Qeverisë dhe kryetar i LSDM-së. Këto janë zgjedhje lokale, dhe ke plot shembuj nëpër botë që zgjedhjet lokale i fiton dikush tjetër e parlamentaret dikush tjetër. Ne kemi marrë besimin për të drejtuar shtetin”, tha për TV21 kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.