Transmetuar më 31-10-2021, 07:11

Tashmë është zyrtare dhe Facebook ka ndryshuar emrin. Themeluesi,ë Mark Zuckerberg njoftoi emrin e ri ‘Meta’. Me këtë fokus, Meta do të përqendrohet në mjedisin e ri virtual “Metaverse”, tha shefi i rrjetit social më popullor në botë.

"Emri Facebook nuk mund të pasqyrojë më të gjithë gamën e produkteve"- tha Mark Zuckerberg. Megjithatë ky është thjesht një riemërtim vetëm i kompanisë mëmë.

Rrjeti online Facebook do të vazhdojë të quhet i tillë, por kompania mëmë do të drejtohet me emrin Meta.

Me emrin e ri, Zuckerberg ka për qëllim ta drejtojë fokusin në botën e re virtuale "Metaverse", në të cilën ai sheh të ardhmen e komunikimit dixhital dhe mënyrës se si njerëzit do të mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin përmes sistemeve 3d dhe hologramës.

Meta tashmë ka prodhuesin e kufjeve të realitetit virtual, Oculus. Dhe firma nisi versionet eksperimentale të dy projekteve metaverse vitin e kaluar – Horizon World, i cili lejon miqtë të takohen virtualisht dhe Horizon Workrooms, i cili mundëson takime pune virtuale.

Në eventin e Facebook Connect ku Zuckerberg foli për metaverset, ai gjithashtu foli për një kufje të re të nivelit të lartë të quajtur Project Cambria.

Por metaverse është një punë në progres, dhe kompania thotë se realizimi i plotë i idesë do të marrë 10 deri në 15 vjet të tjera. Meta do të shpenzojë miliarda dollarë për ta sjellë në publik.

Kompania kohët e fundit njoftoi se po punëson 10,000 njerëz në Bashkimin Evropian për të punuar në lidhje me këtë projekt. Zuckerberg tha gjithashtu se metaverse do të jetë puna e më shumë se një kompanie dhe se "standardet e hapura dhe ndërveprueshmëria" do të duhet të jenë pjesë e tij.

Sa i sigurt dhe privat është Metaverse?

Pas të gjitha akuzave të ngritura mbi Facebook kohët e fundit, a do t’i besojnë njerëzit botës që z. Zuckerberg ndërtoi për t’i mbajtur ata të sigurt dhe të dhënat e tyre private?

The Guardian pohon se reklamuesit mund të synojnë reklamat bazuar në "gjuhën tuaj të trupit, përgjigjet tuaja fiziologjike, duke ditur se me kë po ndërveproni dhe si".

Mike Proulx, drejtor kërkimi në kompaninë kërkimore Forester, tha: "tashmë pa besueshmëri, planet metaverse të Metës janë në rrezik".