Transmetuar më 28-10-2021, 18:18

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3664 testime, 591 qytetarë të infektuar, 9 humbje jete nga 5 që ishin dje dhe 485 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 591 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë, Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd.

Janë 7,528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit pati nëntë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetarë nga Tirana 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri.

Janë shëruar 485 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 591

Të shëruar në 24 orë 485

Të shtruar në spitale 160

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 3664

Testime totale 1,297,234

Raste pozitive 183,873

Raste të shëruara 173,443

Raste Aktive 7,528

Humbje jete 2,902

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,793

Fier 905

Durrës 718

Shkodër 485

Elbasan 325

Vlorë 270

Gjirokastër 251

Berat 202

Korçë 181

Lezhë 178

Kukës 143

Dibër 77