Transmetuar më 28-10-2021, 18:01

Etiketime nga më të rënda për ministrin turk Mevlut Çausoglu

Mediat greke kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së bujshme të shefit diplomacisë turke Mevlut Çausoglu se homologu i tij grekqan dhe sillet si fëmijëpara aleatëve të NATO-s duke u ankuar për Turqinë, raporton abcnews.al.

“Protothema” e çuan të çmendur ministrin e Jashtëm të Turqisë duke shkruajtur se turqve nuk u ka mbetur asnjë aleat në rajon, ndryshe nga Greqia që sipas kësaj medieje kanë pas Francën, SHBA-të dhe të gjithë Perëndimin.

Ndërkohë, “Katherimini” është disi më e përmbajtur duke shkruajtur se gjuha e përdorur nga ministri i Turqisë nuk është gjuha e një diplomati karriere.

“Artikulimi i tij është i paprecedentë”, shkruan gazeta greke.

“Skai” e cilëson një gjuhë provokative nga turqit për shkak të irritimit të tyre pasi Greqia ka zgjeruar aleancat e saj në rajonin e Mesdheut duke marrë sëfundmi në krah edhe Egjiptin, krahas Francës dhe Izraelit.

Ndërkohë, “Newsbomb.gr”, e konsideron gjuhën e Çavuoglu si të pakonceptueshme për një person në pozicionin e tij. “Artikulimi i ministrit turk kalon çdo limit”, shkruan kjo media.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ministry i Jashtëm i Turqisë deklaroi se homologu i tij grek nuk humb asnjë rast që t’i ankohet aleatëve të NATO-s kundër turqve.

“Nuk ka ditë që ai të mos qajë para udhëheqësve të shteteve të tjera duke u ankuar për ne. Qan në çdo mbledhje dhe dridhet si fëmijë”, tha Çavusoglu.

Greqia ka arritur disa marrëveshje për blerjes armësh nga Franca gjatë muajve të fundit, gjë që pritet të rikthejë balancën e forcave në Mesdhe, e cila deri më tani ka anuar nga Turqia.

Përjashtimi i Turqisë nga programi i avionëve F-35, vonesat në modernizimin e avionëve F-16 si edhe probleme të tjera me sistemet raketore anti-ajrore, e kanë bërë Turqinë një kundërshtar më të lehtë për grekët dhe Francën në Mesdhe.