Transmetuar më 28-10-2021, 15:56

Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo janë në pritje të një fëmije tjetër. Sipas një ekskluziviteti botëror në revistën “Hola”, partnerja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” është shtatzënë, në javën e dymbëdhjetë.

Në këtë mënyrë çifti do të ketë fëmijën e dytë të përbashkët, pas Alana Martina, e cila lindi në nëntor 2017. Influencuesja nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta shtuar familjen dhe duket se është afër realizimit të ëndrrës së saj personale.

cristiano-georgina

Media e lartpërmendur pohon se si ajo, ashtu edhe futbollisti 36-vjeçar janë të lumtur me këtë bekim të radhës. Ata nuk e dinë ende seksin e foshnjës. Me këtë anëtar të ri të familjes, Georgina Rodríguez, 27 vjeçe, dhe Cristiano Ronaldo, 36 vjeç, tashmë do të kenë pesë fëmijë: Cristiano Jr, binjakët Eva dhe Mateo, Alana Martina dhe ai/ajo që do të vijë në jetë.

Pa dyshim, CR7 është në një moment përmbushjeje personale dhe profesionale. Ishte pikërisht revista “Hola”, ajo që shfaqi në vitin 2016 imazhet e para të Cristiano Ronaldos dhe të dashurës së tij të re, Georgina, në “Eurodisney”.

Gjithsesi, revista në fjalë tregoi atëherë se lidhja e tyre kishte nisur muaj më parë, ndonëse diskrecioni i tyre ishte maksimal.