Transmetuar më 28-10-2021, 13:49

Tornadot shkaktojnë pamje apokaliptike në SHBA. Videot dramatike tregojnë tornadon në Luiziana dhe Teksas, që ka shkaktuar një kaos të madh mes banorëve.

Një përdorues i Twitter-it teksa lëvizte me makinën e tij në Autostradën 62 pranë Liqenit Charles, Luiziana, ndau klipin tronditës rreth orës 11:30 të mëngjesit.

Nga pamjet e filmuara duket një motor me 4 rrota që fluturonte në ajër nga kushtet ekstreme të motit.

Gjithashtu në Liqenin Charles, të paktën një person u plagos kur erërat 64 mph shpërthyen dritaret e një shtëpie.

Shtëpi e biznese kanë hasur dëme të mëdha.