Transmetuar më 28-10-2021, 12:13

A mund të lodhesh duke fituar? Çdo lojtar, kur pyetet për këtë, do të thotë jo. Ai do të argumentojë se çdo kampionat, qoftë edhe i teti me radhë, është po aq i veçantë sa i pari. Se çdo vit bën historinë e vet dhe se për këtë arsye çdo titull i fituar është një gëzim i ndryshëm dhe krejtësisht i ri.

Natyrisht, ka edhe nga ata që gjatë karrierës kanë mësuar ta përjetojnë triumfin në një mënyrë tjetër. Pothuajse si një zakon. Duket e lehtë kur luan për Manchester United dhe më pas Juventusin… Patrice Evra shpjegoi për podcastin zyrtar të “Djajve të Kuq” se gjithçka varet nga mentaliteti i një personi.

Ish-mbrojtësi i krahut tregon se si Sir Alex Ferguson i transformoi lojtarët e tij në… robotë. “Mendoj se kur e fiton kampionatin për herë të parë është diçka e veçantë. Ama, dua të jem i sinqertë: kur fillon të fitosh të tretin, të katërtin, të pestin…, feston gjithsesi, por jo në të njëjtën mënyrë. Ju festoni sepse ka kamera, por nuk është e njëjta gjë.

Patrice Evra sends Manchester United fans wild with Sir Alex Ferguson  meeting - Manchester Evening News

Ferguson na mësoi të bëhemi si robotë. Nuk mendoj se kam qenë njeri kur luaja për Manchester United. Kur fitonim, kur luaja mirë, nuk isha i lumtur. Për mua ishte diçka normale. E ekzagjeruar? Jo shumë, sepse në fakt vetë Ferguson rrallëherë shfaqte momente të pastra gëzimi. Fitimi i ndeshjeve dhe trofeve ishte pothuajse e zakonshme me të”, – shprehet francezi.

Ferguson ishte i pari që u duk si një robot, edhe kur ekipi i tij po bënte gjëra të jashtëzakonshme. "Unë gjithmonë them se Didier Deschamps më mësoi se fitorja është e rëndësishme, por Ferguson më mësoi se fitorja është normale.

Mbaj mend që pasi fitonte ndeshje të mëdha kundër Liverpool-it, ai vinte tek ne dhe thoshte: bravo bij! Ferguson kurrë nuk brohoriti në një mënyrë të pahijshme, përveç rastit kur fituam finalen e Champions League. Fitimi i kampionatit për të ishte diçka absolutisht normale", – shton Evra.

Duke marrë parasysh që skocezi në karrierën e tij ka fituar 16 trofe mes Skocisë dhe Anglisë, nuk është aq e vështirë të besohet kjo…