Transmetuar më 28-10-2021, 09:31

Po pinin kokainë, por më pas e pësojnë keq.

3 vajza të dehura kanë terrorizuar një adoleshente të moshës 14 vjeçare, duke u mbyllur në një kafaz qensh, para se t’i hiqnin edhe gjysmat e rrobave.

14-vjeçarja është goditur me shkelma, grushta dhe është futur me forcë në një dollap për 20 minuta. Angel Moore, Harriet Hallam dhe Yvonne Mçrudden, të cilat ishin respektivisht 19, 19 dhe 20 vjeç, ndodheshin në një shtëpi në Hallam, Açrington.

Të katërta vajzat po pinin dhe po merrnin kokainë. Vajzat kanë filluar debatet dhe situata agravoi, ku të tre vajzat e sulmuan 14 vjeçaren duke i grisur rrobat, duke e shtyrë dhe duke i hedhur ujë dhe duke e shkelmuar. Më pas të tre vazjat tentuan ta fusnin në një kafaz qeni. Qeni i cili ndodhej brenda, filloi ta sulmonte ndërkohë që vazja ja ka dalë të shpëtonte por është rrëzuar nga shkallët teksa po largohej. E reja nuk kishte telefon dhe gjysmat e rrobave u mungonin, ka deklaruar avokatja e saj.

Vazja ka shkuar në një shtëpi aty pranë dhe i është lutur të zotit të shtëpisë që të thërriste policinë dhe nënën e saj. Pronari i shtëpisë tha se adoleshentja ishte tepër keq, e lagur, e ngrirë dhe shumë e shqetësuar kur i ka trokitur në derë.

Të tre vajzat janë paraqitur në Gjykatën e Preston Crown për të marrë dënimin. Moore, nga Selby Street, Nelson, duhet të kryejë 30 ditë rehabilitimi dhe shtetrrethim nga ora 21:00 deri në 7 të mëngjesit për tre muaj. Hallam, nga Herbert Street, Burnley, duhet gjithashtu të kryejë 30 ditë rehabilitimi dhe të jetë në përputhje me një kërkesë për abstenim alkooli 60 ditë. Të dyja duhet të paguajnë një shtesë ligjore. Ndërsa njëra nga vajzat ja ka dalë të marrë urdhër arresti, pasi refuzoi të paraqitej në gjykatë.