Transmetuar më 27-10-2021, 15:09

Një lajm i pabesueshëm vjen nga Franca. Sipas raportimeve të gazetës “Le Parisien”, një futbollist i PSG-së u grabit nga një travestit, në momentin kur u ndalua në semaforët e rrugës Reine-Marguerite (Paris XVI).

Sipas raporteve fillestare, lojtari po udhëtonte me makinë në perëndim të kryeqytetit francez, kur u detyrua të ndalonte nga e kuqja e semaforit. Aty pa një travestit t’i hipte në makinë. Teksa kishte fshehur në dorë diçka, ndoshta armë, i kërkoi portofolin dhe celularin futbollistit parizien.

Më pas e ka urdhëruar që ta dërgonte në një vend të caktuar në këmbim të kthimit të telefonit. “Viktima” e frikësuar nuk mund të mos bindej. Kur travestiti doli nga makina, futbollisti njoftoi menjëherë policinë për atë që i kishte ndodhur.

Sidoqoftë, vlera e vjedhur me dhunë në portofol, sërish sipas burimeve të gazetës franceze, nuk ishte e madhe, por vetëm 200 euro. Ditët e fundit janë bërë “virale” pamjet e Neymar, i “shoqëruar” nga policë me skafandra për të ekzekutuar një goditje këndi në ndeshjen ndaj Marseille. Këtë herë ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për fakte që nuk kanë lidhje me futbollin.