Transmetuar më 27-10-2021, 09:00

Mediat argjentinase kanë zbuluar letrën e shkruar nga Mauro Icardi për Wanda Nara, një mesazh i gjatë që do të rezultonte vendimtar për të rikthyer dashurinë mes të dyve. Tashmë lidhja kishte mbaruar, ajo kishte këmbëngulur për divorcin dhe futbollisti kishte firmosur gjithçka.

Megjithatë, ish-kapiteni i Interit nuk ishte dorëzuar që ta humbiste gruan dhe agjenten për "një gabim trashanik". Fjalët e sinqerta dhe kërkim-faljet do ta shtynin Wandën deri në atë pikë sa ta “amnistonte” bashkëshortin, pas tradhtisë virtuale me një modele dhe aktore argjentinase.

Ja letra e Mauro Icardit drejtuar Wanda Nara: "Edhe një herë të tregova se po them të vërtetën, nuk ju kam gënjyer dhe nuk kam shpikur asgjë, thjesht kam bërë një gabim trashanik. Edhe ju jeni duke bërë një gabim të madh dhe nuk po e kuptoni. Gjithçka që dëshironi është divorci.

Jam njeri i mirë dhe të kam dhënë gjithçka ty. Ti e di dhe të gjithë e dinë se jam një baba shembullor dhe njerk i madh. Jap edhe jetën për fëmijët e mi, që t’i bëj të lumtur. Jam i tillë dhe askush nuk ka nevojë të ma thotë, sepse e di.

Si rezultat i gjithë kësaj, ju them se nuk mund të vazhdoj të pranoj keqtrajtimin tuaj, të më nënvlerësoni, duke më dëmtuar si gjithmonë. Unë nuk jam një mu* dhe nuk e meritoj. Shpresoj që, me të gjitha gjërat materiale, do të jeni e lumtur. Kjo është tashmë në dorën tuaj.

Tani do t’iu shkruani burrave të tjerë… Shpresoj që futbollisti i radhës të jetë 1% e kësaj që isha unë për ty. Je kapur me një muhabet që nuk do të thoshte asgjë për mua (mesazhet me aktoren argjentinase). Ju jeni e verbër dhe nuk mund të shihni përtej telefonit.

Vetëm ki parasysh marrëzitë dhe dërgoji detajet e ndodhisë në shtyp. Nuk e prisja kurrë këtë nga ju, por jam realist dhe e di që njerëzit ndryshojnë. Faleminderit për gjithçka që kemi qenë! Faleminderit për dy vajzat që më dhatë!

Faleminderit që më mbështetët sa herë kisha nevojë! Dhe më fal që u tregova një mu* dhe humba gjithçka për shkak të një gabimi. Shpresoj të jesh e lumtur, e meriton edhe nëse jo pranë meje. Shpresoj të gjesh dikë me të cilin të jesh e lumtur”.