Transmetuar më 27-10-2021, 10:00

Fundi i supozuar i "Wandagate" ngjalli reagime të ndryshme tek të shumtët, që e ndoqën historinë e tyre të tradhtisë.

Pikëpamja e Selvaggia Lucarelli (gazetare, shkrimtare, blogere, drejtuese radioje, dramaturge dhe aktore italiane), për shembull, largohet nga dëshirat e lumturisë dhe nga "dashuria fiton në fund", mesazhe që dalin nga letra e publikuar nga Wanda Nara, ku njofton ribashkimin me ish-kapitenin e Interit.

Komenti që Lucarelli i kushton postimit të fundit në Instagram të gruas dhe agjentes së Icardit është çdo gjë tjetër, veçse i butë. Ajo me këtë rast përpiqet të trajtojë edhe temën e përgjithshme të gruas në çift.

Ja çfarë shkruan Selvaggia Lucarelli në Instagram: "E përkryer. Pas dy javësh drame, që askush nuk i besonte, me epitete që i drejtoheshin vetëm të dashurit dhe jo atij, Wanda Nara shkruan faqen e fundit të skenarit.

Mesazhe jo edukuese edhe për bedelët, duke shpallur paqen si kjo: ‘Unë nuk kam asgjë, nëse nuk jam me të’. Po, sigurisht. Ne jemi asgjë jashtë çiftit. Tani pres të lavdërojë dhunën në familje dhe pastaj të bëjë paqe me variantin: ‘po, Mauro është pak i ashpër, por edhe ju, me ato funde të shkurtra…”